Lumturim Xhoxhaj synon fitore ndaj lituanit

Boksi

Lumturim Xhoxhaj synon fitore ndaj lituanit

Nga: K.G. Më: 6 prill 2024 Në ora: 18:58
Lumturim Xhoxhaj

Boksieri i kombëtares së Kosovës, Lumturim Xhoxhaj, është gati për sfidën e nesërme.

Lumturim Xhoxhaj është i përgatitur maksimalisht dhe kërkon kualifikimin më tej në Kampionatin Evropian.

“Kampionati Evropian për të rinj U18 në Poreç të Kroacisë.

Nesër me 7 prill nga ora 14:00 në ring paraqitet në kategorinë 57 kg Lumturim Xhoxhaj kundër boksierit nga Lituania Mantas Augy”, njofton Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat