The Rock rikthehet përsëri në aksion

Boksi

The Rock rikthehet përsëri në aksion

Më: 6 prill 2024 Në ora: 19:13
Ylli i Hollywoodit The Rock

Në orët e para të mëngjesit të së dielës do të startojë, eventi më i rëndësishëm i vitit në wrestling, Wrestlemania.

Ky do të jetë edicioni i 40-të i këtij eventi, që i ka fillimit që nga viti i hershëm 1984. Wrestlemania do të zhvillohet në dy net të një pas njëshme ditën e diel dhe të hënë me orën tonë lokale.

Pikërisht në natën e parë, ylli i Hollywoodit The Rock do të jetë në main event.

Ai bashkë me kushëririn e tij Roman Reings do të ndeshen kundër Seth Rollins dhe Cody Rhodes.

Ky do të jetë një rikthim pas 11 vitesh larg ringut të WWE, për The Rock. Mos të harrojmë që ai tashmë është ndër aktorët më të paguar në Amerikë, por ishte pikërisht Wrestlingu sporti që e bëri të famshëm për botën.

Ju kujtojmë që në natën e dytë, do të ketë një ndeshje edhe një Kosovar me emrin Gzim Selmani, i njohur në ring si “Rezar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat