Evropa e duron turpin e Beogradit në rastin e Kosovës

Boksi

Evropa e duron turpin e Beogradit në rastin e Kosovës

Nga: K.Goca Më: 7 prill 2024 Në ora: 16:28
Shpëtim Bajoiku, Donjeta Sadiku e Bashkim Bajoku

Po afrohet Kampionati Evropian i boksit, që do të mbahet (15 prill – 29 prill) në kryeqytetin e Serbisë.

Asgjë nuk ka konkrete sa i përket pjesëmarrjes së boksierëve të Republikës së Kosovës, pasi që Serbia nuk jep garanci dhe nuk lejon boksierët e shtetit të njohur ndërkombëtarisht që të garojnë në Kampionatin Evropian.

Ky është diskriminim i pashembullt nga një shtet siç është Serbia dhe që dihet pse u bombardua në vitin 1999 nga NATO, për shkak se bën gjenocid ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

Federata Evropiane e Boksit (EUBC) e duron Beogradin në këtë rast, e duron Beogradin që diskriminon boksierët e shtetit të Kosovës.

Edhe para tre viteve është mbajtur Kampionati Botëror i boksit në Serbi dhe edhe atëherë është penguar Kosova dhe edhe atëherë është duruar Beogradi me sjelljen e turpshme ndaj shtetit tonë.

Beogradi nuk vendos për pjesëmarrjen e Kosovës. 

Serbisë i pengon himni dhe Flamuri i Kosovës.

Turpi serb ende durohet dhe nuk sanksinohet ashpër nga Evropa.

Është e çuditshme se si Evropa hesht dhe nuk ndërmarrin masa të ashprat ndaj Beogradit që vepron me sjellje të turpshme duke mohuar të drejtën e pjesëmarrjes së Kosovës në Kampionatin  Evropian.

Donjeta Sadiku, Bashkim Bajoku, Lorent Murati, Shpëtim Bajoku, Patriot Behrami, Jozef Rrasi, Taulant Jakupi, Donat Syla e Shpejtim Shabani janë boksierët e përzgjedhur për Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat