Boksieri Lumturim Xhoxhaj ka treguar cilësitë e tij në ring, duke e shkatërruar lituanin Mantas Augys.
Xhoxhaj ka boksu me mjeshtri dhe fitorja ka qenë e padiskutueshme në kuadër të Kampionatit Evropian për të rinj U18, që po zhvillohet në Poreç të Kroacisë.
“Sot në të tetën e finales, në kategorinë 57 kg Lumturim Xhoxhaj korri fitore bindëse 5:0 kundër boksierit nga Lituania Mantas Augys”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.
Xhoxhaj synon të shkojë deri në finalen e madhe.