Federata e Boksit e Kosovës po kërkon selektor të ri

Boksi

Federata e Boksit e Kosovës po kërkon selektor të ri

Më: 11 prill 2024 Në ora: 16:13
Pamje nga një meç

Federata e Boksit e Kosovës është vënë në kërkim të selektorit të ri.

Musli Zymberi ka qenë ushtrues detyre i selektorit për gjashtë muaj, ndërsa tash institucioni më i lartë i boksit të Kosovës po e kërkon një selektor për periudhë më afatgjate për seniorët.

FboxK e ka publikuar një letër në faqen e saj në Facebook,për aplikim për selektor, i cili do të zgjasë nga 11 deri më 21 prill.

Shtëpia e boksit kosovar i tregoi edhe kushtet që duhet t’i përmbushin aplikuesit dhe detyrat dhe punët e selektorit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat