Federata e Boksit e Kosovës është vënë në kërkim të selektorit të ri.
Musli Zymberi ka qenë ushtrues detyre i selektorit për gjashtë muaj, ndërsa tash institucioni më i lartë i boksit të Kosovës po e kërkon një selektor për periudhë më afatgjate për seniorët.
FboxK e ka publikuar një letër në faqen e saj në Facebook,për aplikim për selektor, i cili do të zgjasë nga 11 deri më 21 prill.
Shtëpia e boksit kosovar i tregoi edhe kushtet që duhet t’i përmbushin aplikuesit dhe detyrat dhe punët e selektorit të ri.