Të shtunën e 18 majit do të zhvillohet meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk.
Para ndeshjes, Fury e ka paralajmëruar boksierin ukrainas, Usyk, se me të do ta ketë më vështirë se me Joshuan.
“Ju mund të mposhtni të mëdhenjtë mesatarë, por nuk mund të mposhtni të mëdhenjtë e elitës, sepse madhësia ka vërtet rëndësi” – tha ai.
Derisa, shtoi se nuk ka asgjë personale me të dhe se e respekton.
“Nuk është personale. Është rreptësisht biznes për të dy luftëtarët. Ka shumë gjëra në linjë, por unë nuk e urrej atë, e respektoj si njeri”, tha Fury për Usyk.
Fury potencoi se këtë meç e ka studiuar gjatë gjithë jetë së tij.
“E kam studiuar këtë lojë gjatë gjithë jetës sime. Kjo është koha ime, fati im, epoka ime dhe brezi im” – tha ai.
Meçi do të zhvillohet në Arabinë Saudite, me fituesin që do të bëhet kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda që nga viti 2000.