Holloway merr trofeun simbolik BMF në sekondën e fundit

Boksi

Holloway merr trofeun simbolik BMF në sekondën e fundit

Më: 14 prill 2024 Në ora: 12:51
Holloway

Max Holloway rikthehet protagonist në kafaz, duke fituar në sekondën e fundit të raundit të pestë duelin ndaj Justin Gaethje.

Në eventin UFC-300 zhvilluar në Las Vegas, kjo sfidë mes dy legjendave të arteve marciale mikse ishte për titullin simbolik BMF (baddest motherfu*ker).

Një përballje jashtëzakonisht e bukur, e dueluar fort nga dy prej personazheve kryesore të viteve të fundit në kafaz, që dhuruan spektakël. Grushtet, shkelmat, kapjet e bërrylat nuk munguan në këtë sfidë, të vendosur në sekondën e fundit të raundit të fundit.

Holloway (26 fitore, 7 humbje) zuri në befasi Gaethje (25 fitore, 5 humbje) atëherë kur nuk pritej dhe e hodhi në tapet rivalin, që nuk u ngrit më. Sfida u zhvillua në peshën e lehtë dhe të dy sportistët mund ta kishin fituar atë, ndërkohë që festa e Holloëay ishte e madhe pas përfundimti të duelit.

Ndërkohë, kinezja Weili Zhang (25 fitore, 3 humbje) mbrojti titullin e peshës “strawweight” (pesha 48-52kg) për femra.

Ajo mundi me vendim shumice (49-45, 49-45, 49-45) patrioten e saj Yan Xiaonan 917 fitore, 4 humbje, 1 duel pa rezultat). Një sfidë e komanduar nga Zhang në të 5 raundet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat