Pereira mbron titullin kampion, hedh KO rivalin që në raundin e parë

Boksi

Pereira mbron titullin kampion, hedh KO rivalin që në raundin e parë

Më: 14 prill 2024 Në ora: 12:53
Pamje nga meçi

Në Las Vegas u zhvillua sot eventi jubilar UFC-300 në artet marciale mikse, një ngjarje e shumëpritur për shkak të numrit të madh të kampionëve që merrnin pjesë. Sfida kryesore ishte ajo për titullin kampion në peshën “light heavyweight” (pesha 84-93kg).

Braziliani Alex Pereira mbrojti titullin kampion të këtij Divizioni pas fitores me KO në raundin e parë ndaj Jamahal Hill. Një përballje e dominuar nga Pereira (10 fitore, 2 humbje), që tregoi epërsi ndaj Hill (12 fitore, 2 humbje, 1 duel pa rezultat) që në start.

Amerikani, që e pat nxjerrë vakant titullin një vit më parë pas dëmtimit, rikthehej në kafaz pas një kohe të gjatë dhe kjo duket se nuk e ndihmoi. Grushtet e Pereira (kampion i dyfishtë bote) e nxorën jashtë loje amerikanin, që u detyrua të pranojë humbjen.

Në këtë event duelonin edhe dy ish-kampione të botës. Në peshën deri 55kg, Holly Holm u mund me “submission” në raundin e dytë nga Kayla Harrison. Ndërsa Jessica Andrade fitoi me vendim shumice ndaj Marina Rodriguez në peshën 48-52 kg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat