Edi Shehaj shpallet kampion bote i WKU

Boksi

Edi Shehaj shpallet kampion bote i WKU

Më: 14 prill 2024 Në ora: 16:09
Edi Shehaj

Edi Shehaj shpallet kampion bote i WKU në sportin e Kikboksit.

Vlonjati ka fituar pas pesë raundesh ndaj grekut Apostolis Mantzos duke siguruar në fund edhe këtë titull.

Në pallatin e sportit në Vlorë, ku sportdashësish ishin të shumtë, ka qenë një mbrëmje e mrekullueshme sportive. 

Titullin WKU Albania Junior e ka fituar Klevis Zeneli, ndërsa titullin WKU Europe, Xhino Begotaraj i Fight Club Vlora.

Por mbrëmja ka dhuruar edhe ndeshje të tjera që kanë sjellë emocion në sallë. Kampionia vlonjate Ilda Lelo nuk është ndeshur pas tërheqjes nga gara të sportistes italiane. Vetë Lelo ka theksuar se tani synimi është të vijohet me të tjera objektiva dhe ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat