Eris Bajra i pamëshirshëm ndaj ish kampionit në WBC e IBF 

Boksi

Eris Bajra i pamëshirshëm ndaj ish kampionit në WBC e IBF 

Më: 16 prill 2024 Në ora: 16:02
Eris Bajra - majtas

Boksieri me prejardhje nga Kosova por që jeton dhe vepron në Basel të Zvicrës, Eris Bajra, po vazhdon me sukseset në boksin profesionist.

Ai gjatë fundjavës në Shtutgart të Gjermanisë ka arritur fitoren e tij të pestë me radhë, por kësaj radhe ajo ishte shumë e bukur pasi mposhti ish kampionin e shumëfishtë në WBC e IBF, Viorel Simion.

Boksieri shqiptar qysh nga fillimi ndeshjes, kërkonte që të mposht kundërshtarin e tij me ndërprerje dhe vazhdimisht ishte ne sulm, kështu ne raundin e trete kundërshtari u detyrua të dorëzoj ndeshjen pasi nuk mundej ti përballonte goditjet e Erisit i cili për këtë përballje ishte shumë i përgatitur.

Pas ndeshjes, Bajra tha se ka pritur ma shumë nga kundërshtari i tij, mirëpo forma e tij e mirë ka bërë që të mbyll ndeshjen para kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat