Të dielën në Restaurant Glatthof, Glattbrug në Zvicër është organizuar një event i bukur I boksit profesionist ku promotor ishte promotori i njohur Muharem Gjocaj.
Në këtë mbrëmje ku u zhvilluan 3 ndeshje matchmaker i eventit ishte Avdyl Salihu dhe nga bokserat u tregua një kualitet I lartë ku edhe publiku në fund u shpreh i kënaqur. Kështu, nga boksierët shqiptar u paraqit Seid Xhemaili i cili pas një lufte shumë interesante arriti të mposht kundërshtarin e tij nga Bosnja, Adnan Deronja me pikë.
“Seidi tregoj një ndeshje shumë të bukur pasi ishte i përgatitur maksimalisht me trajnerin e tij Ramadan Millaku dhe e gjithë kjo po arrihet me një përkushtim të ekipit.
Kjo mbrëmje ishte e organizuar më një nivel të lartë dhe falënderoj shumë publikun që ishte në përkrahje”, tha promoteri Gjocaj.