Ish-kampioni i botës i rikthehet në ring

Boksi

Ish-kampioni i botës i rikthehet në ring

Më: 19 prill 2024 Në ora: 09:21
Deontay Wilder

Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë, do të rikthehet në ring më 1 qershor. Ai do të përballet me kinezin Zhilei Zhang në Riad të Arabisë Saudite, në atë që ai e ka konsideruar si “vallëzimi i tij i fundit”.

Kjo përballje do të zhvillohet në të njëjtën mbrëmje kur do të organizohet edhe sfida mes Artur Beterbiev e Dmitry Bivol. Boksieri 38-vjecar amerikan (43 fitore, 3 humbje e 1 barazim) vjen në këtë sfidë pas humbjes ndaj Joseph Parker.

“Ndihem mirë. Është një bekim vetëm të kthehem. Unë po e pres me padurim sfidën. E respektoj Zhang, ai është një luftëtar i mirë dhe e respektoj për këtë, por është koha ime. Kam kaluar shumë. Më është dashur të rigrupohem dhe të bashkohem”, tha Wilder.

“Jam në një moment të karrierës ku do të shoh nëse do të vijoj apo jo. Mendoj se ky është shansi im i fundit. Nëse fitoj mund të vazhdoj sërish. Unë jam gati të bëj atë që jam i njohur për të bërë. Të jem Wilder që jam”, tha amerikani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat