Kjo është turp çka i bëhet Kosovës!

Boksi

Kjo është turp çka i bëhet Kosovës!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 prill 2024 Në ora: 13:25
Pamje nga një meç

Turp përtej turpi se si Kontinenti i Vjetër lejon ende që të sillet Serbia në mënyrë primitive ndaj shtetit të Kosovës!

Kjo është më shumë se skandal dhe nuk ka çmim që mund ta paguajë këtë turp, kur i mohohet e drejta një shtetit që të marr pjesë në Kampionatin Evropian të boksit që po mbahet në Beograd!

Ky turp po ngjan para syve të Evropës, para syve të Federatës së Boksit Evropian.

Kjo nuk është hera e parë që i ndodhi boksit të Republikës së Kosovës sepse kjo e drejtë iu mohua edhe në Kampionatin Botëror që ishte mbajtur në kryeqytetin e turpit, në Beograd, ku e gjithë bota e di  pse u bombardua Serbia në pranverën e vitit 1999, për shkak të gjenocidit ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

Dhe Federata e Boksit Evropian e ka ditur këtë punë se Serbia nuk do të lejojë Kosovën që të jetë pjesë e Kampionatit Evropian dhe kanë vendosur prapë të zhvillohet Kampionati në Beograd! 

Ky është kulmi i turpit, kur tolerohet Serbia me mendësi primitive që të veprojë në këtë mënyrë ndaj shtetit tonë.

Federata Evropiane ka pas mundësi të anulojë këtë kampionat dhe ta ndëshkojë rëndë Beogradin dhe Serbinë arrogante!

Edhe një herë shihet botërisht se po ledhatohet mendësia serbe, që diskriminon sportistët dhe që sulmon Kosovën vetëm pse janë shqiptarë dhe flasin shqip.

Deri kur të durohet Serbia?

Për mohimin e të drejtës së pjesëmarrjes së Kosovës në Kampionatin Evropian, faj bie mbi Federatën e Boksit Evropian, që ka toleruar Serbinë të sillet me arrogancën e saj me demek se nuk garanton siguri. 

Për çfarë sigurie po flet Serbia kur Kampionati Evropian është nën ombrellën e Federatës së Boksit Evropian?

Evropianët në vend që të dënojnë rëndë ata e shpërblejnë Serbinë duke i dhënë të drejtën që të mbajnë Kampionatin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat