Lezhjani Jurgen Uldedaj është fitues i titullit kampion në “WBA Continental Europe”, në kategorinë Cruser.
Në një mbrëmje të paharrueshme në BMW Park në Mynih, boksieri shqiptar mposhti boshnjakun Damir Beljo me pikë pas 10 raundesh.
26-vjeçari, tashmë me 17 fitore dhe një humbje në karrierën e tij, arriti të mbajë ritmin gjatë 10 raundeve dhe të dominojë kundërshtarin, ndonëse me një eksperiencë më të madhe.
Qëndrueshmëri e jashtëzakonshme, e shpërmbyer në fund dhe me titullin e “WBA Continental Europe.