Boksieri nga Kroacia Nikica Radoniq, ka raportuar se është sulmuar nga persona të panjohur gjatë Kampionatit Evropian që po mbahet në Beograd.
Ky është një turp i madh dhe që dëshmon edhe një herë mendësinë serbe.
Kosova nuk shkoi në Kampionatin Evropian, pasi që Serbia nuk afroi siguri për boksierët tanë dhe kërcënoi se nuk e lejojnë Flamurin dhe intonimin e himnit të Kosovës në palestrën e sportit në Beograd.
Për çudi, Federata e Boksit Evropian, nuk e ka sanksionuar Federatën e Boksit të Serbisë dhe Serbinë, për diskriminimin që ka bërë ndaj boksierëve të shtetit të Kosovës.
Shih turpin, sulmohet boksierit kroat. Paramendoni të ishin boksierët e Kosovës në Beograd, a thua çfarë do të ngjante me ta?
Drejtori i Federatës së Boksit të Serbisë, Mane Marçeta, ka folur për një farë pamfleti serb, “Kurir”, duke e arsyetuar turpin, sipas tij në raportin e policisë thuhet se askush nuk e ka goditur boksierin nga Spliti.
Mediat nga Kroacia kanë shpërndarë të hënën në mbrëmje lajmin se boksieri i tyre në peshën e lehtë Nikica Radoniq është sulmuar nga huliganë të panjohur në Beograd.
Një boksier nga Spliti i ka thënë policisë se është sulmuar nga tre huliganë në parkun ngjitur me hotelin dhe se ka përdredhur këmbën nga frika se njëri nga sulmuesit kishte thikë, të cilën nuk ishte i sigurt se e kishte parë.
“Dola nga hoteli ku po qëndronim për të vrapuar dhe për të ushtruar.
Në një moment në park më është afruar një djalë me fjalinë “më lër të shoh si do ta bësh”, ndërsa dy ndihmësit e tjerë të tij më rrethuan.
Nuk isha 100 për qind i sigurt nëse njëri prej tyre kishte thikë, kështu që kalova pranë kësaj, duke e përdredhur këmbën ndërsa shkoja.
Përfundova në urgjencë. Pastaj një pjesë të mirë të ditës e kalova në polici”, tha Radoniq për mediumi kroat “Slobodna Dalmacija”.