Kjo ngjau në ring mes shqiptarit dhe serbit në Beograd

Boksi

Kjo ngjau në ring mes shqiptarit dhe serbit në Beograd

Nga: K.Goca Më: 24 prill 2024 Në ora: 19:43
Pamje nga meçi Iseni e Simiq

(E plotësuar):  Boksieri shqiptar, Arjan Iseni, anëtar i Maqedonisë së Veriut, i pafat në përballje me serbin Rastko Simiq.

Me vendim të gjyqtarëve fitoi serbi Simiq, ndërsa Iseni mbetet pa medalje në Kampionatin Evropian që po mbahet në Beograd. 

Isen nuk e pati mbrëmjen e tij, duke pësuar humbje dhe është eliminuar nga gara prestigjioze.

Iseni vlerësohej favorit por nuk nuk i shkoi ashtu siç planifikoi në këtë mbrëmbje 

"“Arjan Iseni (80 kg) nuk e shfrytëzoi rastin historik për t'i sjellë Maqedonisë medalje nga Kampionati Evropian i boksit për senior në Beograd.

Në meçin e çerekfinales, Iseni humbi nga boksieri vendas Rastko Simiq, i cili pati përkrahje të madhe nga publiku, por edhe nga gjyqtarët.

Raundi i parë ishte i barabartë, dhe i dyti shkoi për boksierin tonë, por gjyqtarët i dhanë fitoren Simiqit.

Në të tretën serbi vetëm e ruajti avantazhin, pra iu shmang dueleve direkte, duke dhënë vetëm dy goditje kah fundit kur sulmonte Iseni.

Megjithatë, Arjani duhej të ishte më bindës pasi e dinte se po luftonte me një boksier në shtëpi të tij”, - shkruan mediumi maqedonas “Ipon.mk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat