(E plotësuar): Boksieri shqiptar, Arjan Iseni, anëtar i Maqedonisë së Veriut, i pafat në përballje me serbin Rastko Simiq.
Me vendim të gjyqtarëve fitoi serbi Simiq, ndërsa Iseni mbetet pa medalje në Kampionatin Evropian që po mbahet në Beograd.
Isen nuk e pati mbrëmjen e tij, duke pësuar humbje dhe është eliminuar nga gara prestigjioze.
Iseni vlerësohej favorit por nuk nuk i shkoi ashtu siç planifikoi në këtë mbrëmbje
"“Arjan Iseni (80 kg) nuk e shfrytëzoi rastin historik për t'i sjellë Maqedonisë medalje nga Kampionati Evropian i boksit për senior në Beograd.
Në meçin e çerekfinales, Iseni humbi nga boksieri vendas Rastko Simiq, i cili pati përkrahje të madhe nga publiku, por edhe nga gjyqtarët.
Raundi i parë ishte i barabartë, dhe i dyti shkoi për boksierin tonë, por gjyqtarët i dhanë fitoren Simiqit.
Në të tretën serbi vetëm e ruajti avantazhin, pra iu shmang dueleve direkte, duke dhënë vetëm dy goditje kah fundit kur sulmonte Iseni.
Megjithatë, Arjani duhej të ishte më bindës pasi e dinte se po luftonte me një boksier në shtëpi të tij”, - shkruan mediumi maqedonas “Ipon.mk”.