​Dita kur Muhammad Ali refuzoi të kryente shërbimin në ushtrinë amerikane

Boksi

​Dita kur Muhammad Ali refuzoi të kryente shërbimin në ushtrinë amerikane

Më: 28 prill 2024 Në ora: 07:43
Muhammad Ali

Më 28 prill 1967, kur Lufta e Vietnamit ishte në kulmin e saj, kampioni i peshës së rëndë të boksit, Muhammad Ali refuzoi të kryente shërbimin në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.

Boksieri i famshëm kërkoi përjashtimin e tij nga radhët e ushtrisë për arsye fetare. Por zyrtarët e hodhën poshtë pretendimin e tij se ai ishte klerik i fesë islamike.

Muhammad Ali, i lindur në një familje të krishterë me emrin Cassius Clay, e bëri të njohur konvertimin e tij në fenë islamike pasi fitoi titullin e kampionit të boksit për peshat e rënda në shkurt 1964. Ai tha se nuk pranonte të mbante emrin, sipas fjalëve të tij “prej skllavi” dhe se do ta ndërronte atë në Muhammad Ali.

Gjatë Luftës së Vietnamit, Muhammad Ali u shpreh se, sipas fjalëve të tij, “nuk ushqente armiqësi për Vietkongun”.

Atë e akuzuan për këto komente se thjesht po përpiqej t’i shmangej shërbimit në ushtri. Muhammad Ali u shpall fajtor pasi që kishte refuzuar të kryente shërbimin ushtarak dhe u dënua me pesë vjet burgim.

Por ai nuk u fut në burg gjatë kohës që avokatët e tij e kishin apeluar çështjen. Në qershor 1970 Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara mori vendim në favor të Muhammad Ali, duke thënë se çështja e tij nuk ishte trajtuar siç duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat