Nipi i Luan Krasniqit, Ardiani ka shënuar fitore me nokaut ndaj boksierit Andreas Masold.
Meçi është mbajtur Nuremberg.
Ardian Krasniqi ka dëshmuar cillsitë e tij në ring duke e hedhur në dysheme gjermanin.
Ardian Krasniqi
Legjenda e boksit botëror, Luan Krasniqi, e ka përgëzuar nipin e tij për fitoren e madhe e me nokaut.
“Urime nipit tim Ardianit për fitoren e 9-të në luftën e tij të 9-të profesionale.
Ai fitoi dje në Nuremberg me nokaut, kështu që titulli DM mbetet me ne. Jam krenar për arritjet e tij dhe pres me padurim të ardhmen me të”, ka shkruar Luan Krasniqi në profilin e tij në facebook.