Donat Syla, boksieri më i mirë

Boksi

Donat Syla, boksieri më i mirë

Më: 28 prill 2024 Në ora: 20:53
Donat Syla pranon trofeun nga Emver Krasniqi, kryetar i federatës

Për dy ditë radhazi është zhvilluar Kampionati individual i Kosovës në boks për senior, U18 dhe junior U16, ku morën  pjesë 22 klube.

“U zhvilluan duele me boks të mirë sidomos në finale ku të pranishmit në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan u ndanë të kënaqur me boksin që treguan boksierët në ring. 

Sidomos dueli në kategorinë super të rëndë në mesë dy reprezentuesve Donat Syla dhe Shpejtim Shabani që nuk kursyen asgjë nga vetja duke shkëmbyer goditje gjatë tre raundeve që ngriti publikun në këmbë, dhe në fund fitues i duelit doli boksieri

Gjilanas Donat Syla që njëherit u shpall edhe boksieri më i mirë senior i kampionatit”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

Boksieri më i mirë senior : Donat Syla

Boksieri më i mirë i ri: Zenel Hasani

Boksieri më i mirë junior: Ensar Badalli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat