Faton Xhakli është emëruar selektor i ri i kombëtares së Kosovës në boks për senior.
Xhakli është kontribues i madh në sport veçmas në kohën e okupimit ka qenë aktiv në shërbim të sportit në rezistencë ndaj okupatorit serb.
“Bordi i Federatës së boksit të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt ku ndër pikat kryesore ishte përzgjedhja e selektorit në kategorinë e seniorëve.
Pasi bordi shqyrtoi kandidaturën e aplikuesve, dhe me vota të bordit selektor i kombëtares së seniorëve u zgjodh Faton Xhakli.
Pasi posti i selektorit të femrave mbeti I zbrazët ushtrues detyre u emërua trajnerja Marjola Sallauka”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.