Boksieri i mirënjohur, Haxhi Krasniqi, është gati për mbrëmjen e madhe në Augsburg të Gjermanisë.
Mbrëmja e të shtunës pritet me padurim kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët, që të shohin Haxhi Krasniqin në përballje me portugezin Jorge Silva.
Haxhi Krasniqi është i përgatitur maksimalisht dhe premton luftë të madhe në ring, me synimin e vetëm fitoren.
“Unë kam edhe disa ndeshje që nuk kanë mbetur shumë në karrierën time.
Shpresoj që edhe këto emocione të ndeshjeve të fundit t’ju bëjë për veti dhe t’ju jem falënderues për këtë mbështetje.
Më 4 maj iu pres në Augsburg, iu premtoj që ato emocione do të mbeten në kujtim të gjatë. Kështu që shpresoj në mbështetjen e juaj që atë natë të shpërblejmë me fitore”, tha mes të tjera Haxhi Krasniqi.