Meçi i madh po vjen sonte.
Gjithçka është gati në Augsburg të Gjermanisë.
Boksieri i mirënjohur, Haxhi Krasniqi, është gati për sfidën e madhe.
Ai do të përballet me portugezin Jorge Silva.
Krasniqi është favorit ndaj portugezit.
Meçi pritet të fillojë pas orës 22.00, gjithnjë duke iu referuar organizatorëve.
Haxhi Krasniqi nga 60 meçe i ka 53 fitore, ku 20 me nokaut dhe shtatë humbje. Ndërsa kundërshtari i tij, Silva ka 22 fitore, 12 me nokaut, krahas nëntë humbjeve, katër prej tyre me nokaut.