Kështu përfundon meçi i Haxhi Krasniqit! Augsburgu në këmbë

Boksi

Kështu përfundon meçi i Haxhi Krasniqit! Augsburgu në këmbë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 maj 2024 Në ora: 21:48
Pamje nga meçi Haxhi Krasniiqi - Jorge Silva

(E plotësuar):  Haxhi Krasniqi ka shënuar fitore me vendim të gjyqtarëve ndaj portugezit Jorge Silva.

Ishte me fat Jorge Silva që i rezistoi në rundet e fundit dhe nuk bie në nokaut sidomos në rundin e dhjetë, në sekondat e fundit,

Haxhi Krasniqi sulmoi fuqishëm.

Haxhi Krasniqi nga 61 meçe tani i ka 54 fitore, ku 20 me nokaut dhe shtatë humbje.

Ndërsa kundërshtari i tij, Silva ka 22 fitore, 12 me nokaut, krahas 10 humbjeve, katër prej tyre me nokaut.

Atmosferë e bukur në Augsburg dhe në festë për fitoren e Krasniqit. 

Rundi i dhjetë dhe i fundit mes Haxhi Krasniqit dhe Jorge Silvas.

Rundi i nëntë, Haxhi Krasniqi po sulmon vazhdimisht. 

Rundi i tetë, Haxhi Krasniqi i jep disa goditje në seri Silvës por që nuk dorëzohet! Gjyqtari i numëron Silvas. 

Rundi i shtatë, Haxhi Krasniqi po has në rezistencë të kundërshtarit. Krasniqi po sulmon.

Rundi i gjashtë, Jorge Silva po mbrohet me sukses deri me tani.

Rundi i pestë, Haxhi Krasniqi goditi fuqishëm portugezin.

Rundi i katërt, të dy boksierët po boksojnë taktikisht dhe po e presin gabimin për të ndëshkuar njëri – tjetrin.

Rundi i tretë, Krasniqi po e kërkon nokautin ndaj portugezit.

Rundi i dytë, Krasniqi po tregon boks të mirë.

Rundi i parë i baraspeshuar mes Krasniqit dhe portugezit Jorge Silva.

Haxhi Krasniqi, rundi i parë.

Të gjithl po e presin me padurim meçin e Haxhi Krasniqit.  

Jo vetëm në Augsburg të Gjermanisë, por kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët me padurim e presin meçin e Haxhi Krasniqit ndaj portugezit, 

Meçi pritet të fillojë pas orës 22.00, gjithnjë duke iu referuar organizatorëve.

Emocione në Augsburg.

Mbrëmje drithëruese në Augsburg të Gjermanisë.

Haxhi Krasniqi e njeh në thelb portugezin dhe do fitore mbase para kohe.

Krasniqi padyshim se do ta ketë edhe përkrahjen e shumë bashkatdhetarëve tanë.  

Haxhi Krasniqi nga 60 meçe i ka 53 fitore, ku 20 me nokaut dhe shtatë humbje. Ndërsa kundërshtari i tij, Silva ka 22 fitore, 12 me nokaut, krahas nëntë humbjeve, katër prej tyre me nokaut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat