Granit Stein nga Kosova, i pandalshëm -18 fitore asnjë humbje 

Boksi

Granit Stein nga Kosova, i pandalshëm -18 fitore asnjë humbje 

Më: 7 maj 2024 Në ora: 14:37
Granit Stein

Granit Stein, djaloshi me prejardhje nga Kosova, por që jeton dhe vepron në Gjermani ka një rekord inpresionues prej 18 fitoreve dhe asnjë humbe në boksin profesionist, kurse triumfin e fundit e shënoi në fundjavë në Augsburg duke e mposht me pikë boksierin nga Çekia, Rostislav Zich.

Kjo ndeshje ishte shumë e fuqishme, por edhe jo sportive nga kundërshtari i cili shpesh përdorte edhe  goditje mbrapa koke që befasisht vetëm 1 herë u sanksionua nga referi kryesor.

Por megjithatë boksieri shqiptar shtrëngoi dhëmbët dhe I tregoi kundërshtarit se nuk ka çka të kërkoj në Gjermani dhe e bombardoi me goditje deri ne fund të ndeshjes.

Kjo fitore për Granitin është shumë e bukur pasi ai pret shumë shpejt madje të luftoj edhe për ndonjë titull. Ndryshe, matchmaker i ndeshjes ishte Avdyl Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat