Granit Stein, djaloshi me prejardhje nga Kosova, por që jeton dhe vepron në Gjermani ka një rekord inpresionues prej 18 fitoreve dhe asnjë humbe në boksin profesionist, kurse triumfin e fundit e shënoi në fundjavë në Augsburg duke e mposht me pikë boksierin nga Çekia, Rostislav Zich.
Kjo ndeshje ishte shumë e fuqishme, por edhe jo sportive nga kundërshtari i cili shpesh përdorte edhe goditje mbrapa koke që befasisht vetëm 1 herë u sanksionua nga referi kryesor.
Por megjithatë boksieri shqiptar shtrëngoi dhëmbët dhe I tregoi kundërshtarit se nuk ka çka të kërkoj në Gjermani dhe e bombardoi me goditje deri ne fund të ndeshjes.
Kjo fitore për Granitin është shumë e bukur pasi ai pret shumë shpejt madje të luftoj edhe për ndonjë titull. Ndryshe, matchmaker i ndeshjes ishte Avdyl Salihu.