Joshua parashikon fituesin e duelit mes Joshua dhe Usyk

Boksi

Joshua parashikon fituesin e duelit mes Joshua dhe Usyk

Më: 7 maj 2024 Në ora: 16:14
Anthony Joshua

Boksieri britanik Anthony Joshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka bërë një parashikim të guximshëm se kush do ta fitojë duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk. Më 18 maj dy kampionët e peshave të rënda, të dy të pamposhtur, do të dalin në ring në Arabinë Saudite për të zgjidhur kampionin.

Duke folur përpara meçit, Joshua ka bërë parashikimin e tij se kush do ta fitojë duelin. “Kam luftuar me Usyk kështu që mund të flas vetëm për atë që kam përjetuar me të.

Një luftëtar fenomenal, do të thosha se do të bëjë një punë vërtet të mirë”, tha ai për “TalkSport”.

“Unë kurrë nuk kam luftuar Fury, kështu që nuk mund të flas se si është të përballesh me të. Vetëm duke folur për atë që di, më duhet të them se Usyk do të jetë fitimtar”, u shpreh Joshua, që i ka humbur të dyja përballjet e zhvilluara ndaj ukrainasit.

Fituesi i duelit Usyk-Fury mund të përfundojë përballë ish-kampionit Joshua, i cili gjithashtu ka zbuluar dëshirën për t’u rikthyer në majën e këtij sporti. Gjithsesi, kemi hyrë në muajin vendimtar dhe mbetet për t’u parë se kush do të dalë fitimtar, me Joshua që duket se do të mbajë anën e Usyk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat