Një lajm i mirë për Federatën e Boksit të Kosovës ka ardhur sot nga Federata Botërore e Boksit (IBA).
IBA ia ka konfirmuar FBoxK-së ngritjen në nivelin më të lartë të ndarjes së drejtësisë për gjyqtarin ndërkombëtar, Latif Demolli.
“Në letrën e IBA-së thuhet se gjyqtari Demolli tani e tutje do të ketë statusin e gjyqtarit të IBA-s 3 yje, që është rangu më i lartë në Federatën Botërore të Boksit.
Kjo u mundësua pas kompletimit me sukses të kursit të mbajtur në Poreç të Kroacisë, ku u mbajt Evropiani i të rinjve”, thuhet në njoftimin e FBoxK-së.