Çfarë po ngjan me boksin? I zgjatet dënimi Besim Brahimit, trajnerit më të suksesshëm pas luftës 

Boksi

Çfarë po ngjan me boksin? I zgjatet dënimi Besim Brahimit, trajnerit më të suksesshëm pas luftës 

Nga: K.Goca Më: 10 maj 2024 Në ora: 21:35
Besim Brahimi

Besim Brahimit i zgjatet dënimi edhe për një vit, duke iu referuar vendimit që ka lëshuar sot Komisioni Disiplinor i Federatës së Boksit të Kosovës.

Çfarë po ngjan me boksin e Kosovës? 

Besim Brahimi është trajneri më i suksesshëm në boks pas luftës në Kosovë. 

Image

Vendimi i Komisionit Disiplinor

Komisioni Disiplinor i FBOXK-së, ka dhënë edhe arsyet pse iu ka zgjatur dënimi Besim Brahimit.

Komisioni Disiplinor i FBOXK-së, ju njofton se ankesa është shqyrtuar me kujdes dhe ju bëjmë me dije me disa masa disiplinore të shqiptuar nga Komisioni Disiplinor me datën 10..05.2024 në mbledhjen e mbajtur, për ankesën e u.d. selektorit Musli Zymberit për trajnerin z. Besim Brahimi për veprimin e kërcënimin gjatë turneut "Pavarësia" dhe mosrespektimin e masës së mëparshme disiplinore 1 -vjeçar. 

Komisioni disiplinor mori këtë vendim: 

Sipas Nenit 55 të Rregullores disiplinore - trajneri Besim Brahimi me datën 21.02 2024, ishte shqiptuar masa disiplinore me ndalesë ushtrimi të funksionit të trajnerit në gara të organizuara nga FBOXK në kohëzgjatje njëvjeçare dhe nga tani masa ndalesë i zgjatet në 2 vite.

Ky vendim hyn në fuqi duke filluar nga data e miratimit”, shkruan në vendimin e KD, kryetar Fatmir Makolli, anëtarë Ragip Bytyqi, Halil Kurhasku, Petrit Godeni dhe Liridona Beadini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat