E gjithë vëmendja në Riad, Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk gati për përballjen e madhe

Boksi

E gjithë vëmendja në Riad, Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk gati për përballjen e madhe

Më: 13 maj 2024 Në ora: 13:43
Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Më 18 maj, në Riad të Arabisë Saudite, do të zhvillohet dueli i madh i peshës së rëndë në boks mes dy kampionëve të pamposhtur: Britanikut Tyson Fury (WBC) dhe ukrainasit Oleksandr Usyk (WBA, WBO, IBF).

Kjo do të jetë hera e parë që nga viti 1999 që boksi do të jetë një kampion të vetëm, që do t’i mbajë të gjithë titujt.

Një përballje madhështore, e konsideruar si sfida e shekullit, që pritet të nisë në mesnatën e së shtunës.

Një duel me 12 raunde që do të zhvillohet në “Kingdom Arena”, mes dy boksierësh që ende nuk kanë asnjë humbje në karrierën e tyre.

Fury ka një rekord prej 34 fitoresh e 1 barazim, ndërsa Usyk, 21 fitore e asnjë humbje.

E gjithë bota është duke pritur për këtë sfidë të madhe, ndaj vështirë të përcaktosh një fitues.

Usyk, 37 vjeç, vjen nga fitorja me Dubois në gushtin e vitit të kaluar, ndërsa Fury, 35 vjeç, mposhti Ngannou në tetor 2023.

Atë mbrëmje do të zhvillohen edhe 7 duele të tjera, përfshi edhe atë për titullin kampion bote në peshën “cruiserweight” mes Jai Opetaia dhe Mairis Briedis, titull që është vakant.

Dy boksierët do të dalin në konferencën për shtyp më 16 maj, ndërsa më 17 maj do të kryejnë peshimet zyrtare.

Nuk pritet ndonjë surprizë gjatë këtyre ditëve dhe e gjithë bota pret të shohë një spektakël të vërtetë në ring më 18 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat