Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për turneun tradicional ndërkombëtar të boksit “Lah Nimani”. Ky turne do të jetë i 16-ti me radhë dhe do të mbahet më 18 dhe 19 maj në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Pjesëmarrës në këtë turne do të jenë boksierë nga Kosova, Bullgaria, Polonia, Ukraina, , Shqipëria,Mali i Zi. dhe Maqedonia e Veriut.
Garat zhvillohen:
E Shtunë 18 Maj ora: 16:00 - Gjysmë finalet
E Diele 19 Maj ora: 12:00 - Finalet