Mike Tyson paralajmëron Jake Paul

Boksi

Mike Tyson paralajmëron Jake Paul

Më: 14 maj 2024 Në ora: 15:45
Mike Tyson eJake Paul

Mbrëmjen e kaluar në “Apollo Theater” të Nju Jorkut mbajtën konferencën e parë për shtyp dy personazhet e botës së ringut, të cilët do t’i japin jetë një dueli mjaft intrigues.

Një ish-boksier i madh si Mike Tyson do të ndeshet me youtube-rin e njohur Jake Paul.

Të dy protagonistët nisën konferencën për shtyp në një atmosferë të qetë madje shpesh kishte edhe batuta.

“Të gjithë e njohin si MIkei hekurt, por unë jam Jake prej titani”, tha Paul.

Diferenca e moshës mes dy personazheve e bëri edhe më pikante atmosferën pasi 57-vjeçari paralajmëroi sfidantin se ditëlindja nuk do të ishte një faktor në këtë duel. “

Mua më pëlqen shumë Xheku, por i them se pasi të ngjitemi në ring do t’i duhet që të luftojë për jetën e tij. Ne jemi miq, por në ring nuk do të sillemi sit ë tillë. Kështu duhet që të jetë”, tha Tyson duke iu drejtuar 27-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat