Tani më është bërë gjithçka zyrtare, Gregorio Dominguez nga Venezuela do të jetë kundërshtar i boksierit shqiptar, Mersim Zeqiri i cili do të luftoj për dy titujt internacional UBO e UBF, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet me 20 korrik 2024 në Garana të Maqedonisë së veriut e që e njëjta është nën organizim të promotorit Avdyl Salihu.
Sipas Salihut, kundërshtari është një boksier mjaft me përvojë i cili ka një rekord prej 17.3.0 dhe i cili ka paralajmëruar se po vjen në Kërçovë për të fituar! “Federata UBO dhe UBF ka aprovuar bokserin nga Venezuela,
Dominguez që të jetë kundërshtar i bokserit tim Mersim Zeqiri. Kjo përballje për ne është historike, pasi po na jepet shansi pas vetëm 1 vjet në boksin profesionist të luftojmë për 2 tituj internacional e që janë të njohura edhe nga boxrec”, tha Salihu, duke shtuar se përgatitjet me Mersimin po vazhdojnë dhe të njëjtat po zhvillohen në Zvicër dhe një pjesë do të jetë në Shqipëri.
“Trajneri Enver Salihu po kujdeset rreth përgatitjeve të Mersimit dhe shumë shpejt do të udhëtohet edhe në Shqipëri ku do të vazhdojnë stërvitjet.
Mersimi është i vetëdijshëm se për çfarë kundërshtari bëhet fjalë prandaj ai po jep maksimumin ne ushtrime dhe ndihet maksimalisht i motivuar që në Garana të ngre lart dy tituj për të shënuar madje histori në këtë vend të bukur”, deklaroi Manaxheri, Avdyl Salihu.
Cekim se në këtë spektakël do të zhvillohet 6 ndeshje ne boksin profesionist ku përveç Mersimit në ring do të ngjiten edhe Aleksander Kallashi (8.3.0) e Viktor Cakiqi (9.0.0) që vijnë nga Gjermania si dhe bokseri nga USA, John Gjini (12.0.0).
“Përveç aktivitetit sportiv do kemi edhe program artistik me këngë e valle , me një fjalë do jetë një dasëm e madhe në Garanë.
Normal e gjithë kjo ka koston e vet, prandaj publikisht po apelojmë kush ka dëshirë që të mbështet këtë eveniment me sponzorizim të na paraqitet pasi çdo ndihmë e juaj do jetë edhe sukses për ne”, tha Salihu.
Ndryshe, cekim se ky eveniment në logjistik është ndihmuar nga Komuna e Kërçovës si dhe nga disa fshatar të Garanës që jetojnë në Diasporë që promotori dhe bokseri Mersim Zeqiri i falënderon publikisht.