Historia e boksit dhe sportit të Kosovës është shumë interesante ndër vite sidomos në vitet e 80-ta.
Legjenda e boksit, Aziz Salihu, për një fije të flokut do të mbetej jashtë Lojërave Olimpike dhe pa medaljen e bronztë.
Arsyeja është e çuditshme!
Zhvillime interesante në muajin korrik të vitit 1984!
Klubi me renome Prishtina e suspendoi Aziz Salihun dhe rrezikoi shumë që mos të jetë pjesë e Lojërave Olimpike si i vetmi sportist nga Kosova.
Zhvillimet ishin aq dramatike në rastin Salihu!
Më 6 korrik të vitit 1984, në sportit e “Rilindjes” ishte titulli: “Aziz Salihu nuk mund do të shkojë në Los Anxhelos”.
"Aziz Salihu nuk e plotëson të vetmin kusht që ia caktoi Komiteti Olimpik, t'i hiqet suspendimi i klubit sepse siç dihet ky dhe dy boksierë të tjerë të Prishtinës, Sami Buzulli e Kadri Bajrami, për shkak të thyerjes së Rregullores së klubit dhe moskryerjes së obligimeve ndaj klubit i suspenduan.
Dy herë u takuan anëtarët e udhëheqesisë për të shqyrtuar fajin e Salihut, sepse për të tjerët as që është diskutuar.
U mor vendimi i prerë, nuk i hiqet suspendimi.
Salihut dhe çështja e tij mbeten të shqyrtohet në procesin e rregullt së bashku me të tjerët nga e Komisioni disiplinor. Aziz Salihu është në përgatitje të përbashkëta me boksierë që duhet të marrin pjesë në Lojërat Olimpike”, shkroi gazetari Fehmi Sejdiu me 6 korrik të vitit 1984.
Me gjithë këto zhvillime dramatike, Aziz Salihu shkoi në Olimpiadë dhe u kthye me medaljen e bronztë olimpike.
Ka qenë me fat Aziz Salihu sepse lehtë ka mundur të mos jetë në Los Anxhelos dhe të mbetej përgjithmonë pa medalje olimpike.