Fury apo Usyk?

Boksi

Fury apo Usyk?

Më: 16 maj 2024 Në ora: 11:54
Fury e Usyk

Legjenda e boksit, Lennox Lewis insiston se Tyson Fury nuk do të mundë të konsiderohet si boksieri më i mirë i të gjitha kohëve pa e mposhtur edhe Anthony Joshuan.

Pas disa muajsh përgatitje, Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen më në fund në këtë fundjavë në Arabinë Saudite dhe njëri prej tyre do të bëhet kampion i padiskutueshëm.

“Gypsy King” do ta vendosë në tavolinë titullin e tij në versionin WBC, njëri prej më të rëndësishmëve në boksin profesionist.

Fury konsiderohet si njëri prej boksierëve më të mirë britanikë në histori, ndërsa ka hyrë në debat për t’u bërë boksieri më i mirë i të gjitha kohëve.

Mirëpo, një tjetër legjendë e boksit, Lennox Lewis thotë se Furyt nuk do t’i mjaftojë fitorja eventuale ndaj boksierit ukrainas për t’u konsideruar si më i madhi ndonjëherë.

“Rekordet e tyre tregojnë se ata kanë punuar fort në jetën e tyre dhe karrierat e tyre për t’u bërë kampionë të padiskutueshëm, kështu që do të jem i lumtur për fituesin”, deklaroi Lewis për “Mail Sport”.

Fury do të futet në ring afro shtatë muaj pas përballjes së fundit, kur e kishte mundur Francis Ngannou.

Leëis e paralajmëroi bashkëkombësin e tij se nuk duhet ta nënvlerësojë ukrainasin, siç bëri ndaj ish-kampionit të UFC-së, Ngannou.

“Ai do të përballet ndaj një kampioni të padiskutueshëm. Ndaj një fituesi. Usyk do të mundohet ta përdor çdo avantazh që të mundet, në mënyrë që ta ftojë këtë luftë”, vazhdoi ish-boksieri britanik.

Me një fitore eventuale ndaj Usyk, Fury do t’i kishte në pronësi të gjithë titujt e mundshëm, por Lewis thotë se atij i duhet edhe diçka tjetër për t’u konsideruar si më i madhi në histori.

“Jo, atij i duhet edhe më shumë. Njerëzit do të thonë: ‘Oh, ai s’ka boksuar me Anthony Joshuan.’ Mendoj se ai është meçi të cilin publiku britanik do ta donte dhe do ta dëshironte”, shtoi tutje Lewis.

Fury dhe Joshua nuk e kanë në plan ndonjë përballje mes tyre, e cila do të ishte e ëndrrave për krejt fansat e boksit.

Fury do të përballet me Usyk të shtunën mbrëma në Arabinë Saudite.

“Mendoj se do të jetë një luftë e mirë. Ata të dy kanë aftësi të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat