Kosova në Kampionatin e Mediteranit dhe në Kupën Botërore! Fatmir Makolli: Konkurrenca është e madhe 

Boksi

Kosova në Kampionatin e Mediteranit dhe në Kupën Botërore! Fatmir Makolli: Konkurrenca është e madhe 

Nga: K.G.. Më: 17 maj 2024 Në ora: 14:01
Kosova

Në shtetin turk sot ka filluar Kampionati i Mediteranit dhe Kupa Botërore në kick-box.

Kosova po prezantohet siç është më së miri në këtë garë të fortë.

Fatmir Makolli, president i Federatës së Kick-Box-it, konfirmoi se deri me tash kanë fituar katër medalje.

“Federata e Kick-box-it të Kosovës, është duke marrë pjesë në Kampionatin e Mediteranit dhe Kupën Botërore, ku janë pjesëmarrës më shumë se 50 shtete dhe mbi 4000 sportistë dhe kick boksierë.

Shteti ynë deri me tash i ka siguruar 4 medalje në këtë garë. I kemi 13 garues dhe më vonë kemi edhe meçe tjera.

Konkurrenca është e madhe dhe presim nga garuesit tanë edhe tjera medalje”, ka bërë të ditur Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat