Ja në sa ora pritet të dalin në ring Fury e Usyk, meç që po e pret bota me padurim

Boksi

Ja në sa ora pritet të dalin në ring Fury e Usyk, meç që po e pret bota me padurim

Më: 17 maj 2024 Në ora: 23:24
Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Të shtunën mbrëma na pret super meçi mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk.

Ky duel do të zhvillohet në “Kingdom Arena” të Arabisë Saudite me fituesin që do të jetë një kampion i padiskutueshëm i të gjitha kategorive.

Fury është kampion i peshave të rënda në WBC, (34-0-1, 24 KO), kurse Usyk (21-0, 14 KO), mban titujt e peshave të rënda WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Usyk dhe Fury do të fillojnë ecjen e tyre në ring për ngjarjen kryesore në orën 00:00 pas mesnate mes së shtunës dhe së dielës. Lufta do të fillojë menjëherë pas kësaj.

Sot janë bërë matjet zyrtare, kur Tyson Fury ka peshuar 118.8 kg, ndërsa kampioni ukrainas Usyk ka peshuar 105 kg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat