Sonte meçi i gjigantëve të boksit Fury-Usyk, ja kur dalin në ring boksierët

Boksi

Sonte meçi i gjigantëve të boksit Fury-Usyk, ja kur dalin në ring boksierët

Më: 18 maj 2024 Në ora: 11:24
Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Lufta unifikuese e shumëpritur për titullin botëror në peshën e rëndë midis Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të zhvillohet në Arabinë Saudite të shtunën.

Fury, britaniku 35-vjeçar, kampion i WBC-së do të përballet me homologun e tij 37-vjeçar ukrainas, Usyk – i cili mban rripat në WBA, WBO, IBF dhe IBO.

Kjo luftë do të zgjatë 12 raunde në eventin e boksit të emëruar si “Ring of Fire në Riad”.

Kur dalin në ring Usyk dhe Fury?

Usyk dhe Fury do të fillojnë ecjen e tyre në ring për ngjarjen kryesore në orën 00:00 pas mesnate mes së shtunës dhe së dielës.

Lufta do të fillojë menjëherë pas kësaj.

Ku zhvillohet lufta Usyk-Fury?

Vendi i meçit është “Kingdom Arena” në kryeqytetin e Arabisë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat