Nasufi mposht boksierin shqiptar, kompletohet faza finale e turneut "Lah Nimani".
Ka përfunduar edhe meçi i fundit i turneut të boksit "Lah Nimani" që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Në kuadër të kategorisë mbi 92 kilogramë, boksieri shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Edi Nasufi e ka siguruar biletën e fundit drejt finales së këtij turneu.
Në gjysmëfinale, Nasufi e mposhti boksierin nga Shqipëria Dario Gjetaj.