Meç i çmendur Fury - Usyk, ky është fituesi i mbrëmjes spektakolare

Boksi

Meç i çmendur Fury - Usyk, ky është fituesi i mbrëmjes spektakolare

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 maj 2024 Në ora: 23:24 Përditësuar në ora: 01:57 më 19.05.2024
Pamje nga nga meçi

Oleksandr Usyk kampion i padiskutueshëm i botës

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka shënuar fitore ndaj Tyson Furyt.

Fitore me vendim të gjyqtarëve.

Oleksandr Usyk është kampion i padiskutueshëm i botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist.

Boksieri ukrainas e mundi britanikun Fury pas 12 raundeve.

Ishte një vendim i ndarë dhe i ngushtë që vendosi për fituesin nga gjyqtarët.

Fury është kampion i peshave të rënda në WBC, (34-0-1, 24 KO, 1), kurse Usyk (22-0, 14 KO), mban titujt e peshave të rënda WBA, IBF, WBO dhe IBO..

Meç i çmendur Fury - Usyk, ky është fituesi i mbrëmjes spektakolare

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka shënuar fitore ndaj Tyson Furyt.

Ky meç u zhvillua në “Kingdom Arena” të Arabisë Saudite.

ërfundoi rundi i 12-të.

Rundi i 11-të i baraspeshuar.

Rundi i 10-të, Usyk është i trimëruar nga ajo që shfaqi në rundin e nëntë.

Rundi i nëntë, Fury në vështirësi nga Usyk. Fury ka pësuar disa goditje të rënda dhe gati sa bie në tokë. 

Rundi i tetë, spektakël në arenën sportive. Usyk më ofensivë.

Rundi i shtatë, atmosferë e bukur, Fury duket i rrezikshëm.

Rundi i gjashtë, boksierët taktizojnë.

Rundi i pestë, Fury e Usyk po luftojnë maksimalisht.

Rundi i katërt, Usyk po tregon formë të mirë dhe po e do me çdo kusht fitoren me nokaut. Fury është i papërshtatshëm dhe i rrezikshëm me goditje.

Rundi i tretë, Fury bëri një paraqitje të mirë por gjithnjë i kërcënuar nga ukrainasi.

Rundi i dytë, të dy boksierët shfaqën cilësitë e tyre. 

Rundi i parë mjaft interesant mes këtyre boksierëve.

Ky duel po zhvillohet në “Kingdom Arena” të Arabisë Saudite

Fillon meçi.  Boksierët dalin në ring.

Janë momente emocionuese në arenën sportive. Pas pak nis meçi i madh.

Po vijnë minutat drithërues të meçit të madh.

Tyson Fury do të ndeshet me Oleksandr Usyk.

Meçi zhvillohet në Arabinë Saudite.

Boksieri i famshëm Joshua dhe ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, janë në arenën sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat