Zbulohen fjalët e para që Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boksi

Zbulohen fjalët e para që Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Më: 19 maj 2024 Në ora: 12:56
Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Janë zbuluar fjalët e para që Tyson Fury ia ka thënë Oleksandr Usykut pas përfundimit të meçit.

Ukrainasi Usyk pordhoi një shfaqje brilante teksa u bë për herë të parë në histori kampion i peshave të rënda në boks që prej Lennox Lewis në 1999, pasi mposhti Furyn me vendim të ndarë të gjyqtarëve.

Në një stadium të mbushur i tëri në Arabinë Saudite, dy boksierët dhuruan një shfaqje të mrekullueshëm që do të mbetet gjatë në mendjen e tifozëve të boksit.

Dy boksierët u përcollën jashtë ringut nga emra të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Anthony Joshua, Neymar dhe Ryan Garcia.

Pas përfundimit të ndeshjes, një video kapi momentin kur Fury dhe Usyk shkëmbyen disa fjalë me njëri-tjetrin pas përfundimit të raundit të 12-të.

Ashtu siç shihet në video, Fury e puthi Usykun në kokë dhe e cilësoi kundërshtarin e tij si një ‘luftëtar’, para se të lëvizte tek cepi ku gjendej ekipi i tij.

Pas ndeshjes Usyk u shpreh i lumtur me fitoren, ku tha se kjo fitore i takon njerëzve që u lutën për të dhe më së shumti ushtarëve të Ukrainës të cilët po luftojnë për të mbrojtur tokat e tyre.

Në fund, boksieri ukrainas e la të hapur mundësinë për një meç të dytë me Furyn duke thënë se është i gatshëm për të, dhe sipas informacioneve të para, një përballje e dytë mes dy boksierëve pritet të ndodhë në muajin tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat