Mehmeti mbetet pa medalje! Makolli ka disa fjalë

Boksi

Mehmeti mbetet pa medalje! Makolli ka disa fjalë

Nga: K.G. Më: 19 maj 2024 Në ora: 16:11
Artor Mehmeti

Kick-boksieri Artor Mehmeti mbetet pa medalje në Kupën Botërore, që po mbahet në Ankara të Turqisë. 

Kick-boksier i kombëtares së Kosovës me gjithë shkëlqimin në secilën luftë, fati ia ktheu shpinën në çastet vendimtare. 

Fatmir Makolli, president i federatës së Kick-Box-it të Kosovës, tha se Artori është e ardhmja e këtij sporti.

 “Artor Mehmeti, garuesi më i mirë mbeti pa medalje ku ne dy meçet e para shkëlqeu dhe bindshëm i fitojë.

Në meçin e trete pësojë humbje se në këtë kategori kishte më së shumti garues dhe konkurrenca ishte shumë e madhe.

Artori, premton shumë në të ardhmen”, thotë Makolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat