Kick-boksieri Artor Mehmeti mbetet pa medalje në Kupën Botërore, që po mbahet në Ankara të Turqisë.
Kick-boksier i kombëtares së Kosovës me gjithë shkëlqimin në secilën luftë, fati ia ktheu shpinën në çastet vendimtare.
Fatmir Makolli, president i federatës së Kick-Box-it të Kosovës, tha se Artori është e ardhmja e këtij sporti.
“Artor Mehmeti, garuesi më i mirë mbeti pa medalje ku ne dy meçet e para shkëlqeu dhe bindshëm i fitojë.
Në meçin e trete pësojë humbje se në këtë kategori kishte më së shumti garues dhe konkurrenca ishte shumë e madhe.
Artori, premton shumë në të ardhmen”, thotë Makolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.