​Usyk këshillohet të pensionohet

Boksi

​Usyk këshillohet të pensionohet

Më: 21 maj 2024 Në ora: 10:52
Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury

Oleksandr Usyk-ut i është kërkuar të tërhiqet nga boksi në vend që të përballet me Tyson Fury në një revansh. Ky është mendimi i ish-kampionit të botës, Carl Froch , i cili ka komentuar të ardhmen e kampionit të ri të padiskutueshëm, pasi ai mposhti Fury-n në meçin e tyre të shtunën mbrëma.

Në një betejë të madhe, Usyk, i cili është kampioni i parë i padiskutueshëm në epokën e katër brezave, gati sa nuk e mposhti Furyn me nokaut në raundin e nëntë në rrugën drejt fitores historike. Ai gjithashtu zë vendin e parë në listën e revistës “Ring”.

Duke pasur parasysh gjithçka që ka arritur në këtë sport, Froch mendon se nuk i ka mbetur asgjë për të provuar dhe ka këshilluar që Usyk ta përfundojë karrierën.

Duke folur për “talkSPORT”, ish-kampioni i unifikuar i peshave super të mesme tha: "Unë mendoj se e vetmja gjë që Usyk do të bëjë është të tërhiqet, ai ose do të ketë revanshin ose do të tërhiqet. Ai nuk ka asgjë për të provuar. Ai e ka mposhtur Joshuan dy herë, ndërsa tani ka mundur Tyson Furyn. Ai është brezi i madh për mua. Usyk është kryesori, ai është lideri. Kur të shikoni pas në këtë brez të peshave të rënda, do të shikoni prapa dhe do të thoni ‘ Oleksandr Usyk është njeriu kryesor”, theksoi Froch.

“Për mendimin tim, ai duhet të tërhiqet, ai ka bërë gjithçka që duhet të bëjë, ai ka fituar para të mjaftueshme, ai ka zotëruar lojën, ai ka përfunduar boksin. Nuk ka më asgjë për të bërë”, përfundoi Froch.

Pas kësaj, një luftë mes Furyt dhe Anthony Joshuas është në shënjestër për mars 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat