Fitore bindëse e Bajokut

Boksi

Fitore bindëse e Bajokut

Nga: K. Goca Më: 24 maj 2024 Në ora: 14:05
Bashkim Bajoku - majtas

Boksieri Bashkim Bajoku ka treguar nivel të lartë në përballjen e parë të turneut që po mbahet në Tajlandë. 

Bajoku ka boksuar me mjeshtri duke shënuar fitore të thellë ndaj boksierit nga Liberia, Jeroson Garduward.

Për këtë fitore është me meritori edhe selektori Faton Xhakli, i cili me këshillat e tij e bëri Bajokun tejet të rrezikshëm në ring.

“Fitore bindëse 5:0 e Bashkim Bajokut në eliminatoret e turneut kualifikues botëror në Bangkok për L.O Paris 2024

57kg Bashkim Bajoku boksoi kundëer boksierit nga Liberia, Jeroson Garduward të cilin e mundi me rezultat unanim 5:0.

Bajoku gjatë tre rundeve dominoi në ring duke plasuar goditje të pastërta, ku shumë herë e solli në situata të palakmueshme kundërshtarin”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat