Ngjan në Tajlandë, boksierit të Kosovës mjeku ia ndaloi të ngjitet në ring

Boksi

Ngjan në Tajlandë, boksierit të Kosovës mjeku ia ndaloi të ngjitet në ring

Më: 26 maj 2024 Në ora: 11:44
Pamje nga një meç

Një ditë e keqe për boksierin e kombëtares së Kosovës në turneun që po mbahet në Tajlandë. 

Kur pritej se Shpëtim Bajoku do të ngjitet në ring, mjeku ia ndaloi për një arsye.

“Shpëtim Bajokut mjeku ia ndaloi të ngjitet në ring për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Sot me 26 maj Shpëtim Bajoku duhet të boksonte në garat eliminuese të turneut botëror për normë Olimpike Paris - 2024 kundër boksierit Commey Joseph, por për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore mjeku ia ndaloi të ngjitet në ring.

Shpëtim Bajoku kishte një short jashtëzakonisht të mirë sidomos në dy duelet e para”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat