Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino janë sërish bashkë?! Foto që 'flasin' shumë

Bota e Yjeve

Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino janë sërish bashkë?! Foto që 'flasin' shumë

Më: 13 janar 2022 Në ora: 19:10
Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino

Pas pushimeve në Uruguaj me mikeshën e saj Patrizia Griffini, në aeroport e pret ish-bashkëshorti Stefano De Martino.

Belen Rodriguez duket se e ka lënë pas përfundimisht historinë e saj të dashurisë me Antonino Spinalbese, babai i vajzës së saj Luna Marì. Kjo u vërtetua edhe më shumë  pasi ajo ishte në qendër të rubrikës rozë për një flirt me Ezequiel Lavezzi.

Whoopsee përjetësoi sërish (ish)çiftin duke publikuar pamje nga aeroporti.

Pamjet e shkrepura tregojnë të dy ata të cilët mes një buzëqeshjeje dhe një bisede çojnë bagazhet në makinë: më pas largohen së bashku me makinën e Stefanos.

A janë këto valixhet e një dashurie të shkatërruar dhe rikthim në një dashuri të vjetër?

Image
Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat