Zayn i habiti të gjithe me pamjen e re

Bota e Yjeve

Zayn i habiti të gjithe me pamjen e re

Më: 16 janar 2022 Në ora: 09:07
Zayn

Zayn Malik është rikthyer në Instagram.

Artisti 29-vjeçar ndau një selfie në aplikacionin e mediave sociale të premten – postimi i tij i parë në Instagram në më shumë se një muaj.

Në foton, e cila ka grumbulluar mbi 5 milionë pëlqime deri më tani, Malik është  në profil me syze e një xhaketë lëkure të zezë dhe një mjekër të plotë. Ai nuk përfshiu një mbishkrim për foton.

Para postimit të tij të fundit, Malik nuk kishte shpërndarë një foto në në Instagram që nga 10 dhjetori.

Vjeshtën që lamë pas, këngëtari dhe ish-anëtari i One Direction, Zayn Malik u nda nga partnerja e tij Gigi Hadid për shkak të akuzave të nënës së saj, se ai e kishte dhunuar.

Ndërkohë, së fundmi, Malik është bërë sërish qendra e vëmendjes pasi ai u “kap mat” në një aplikacion dating (takimesh) per vajzat e kolme.

Ky aplikacion përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës për të ndihmuar në verifikimin e identitetit të përdoruesve dhe një video e Zayn që merr pjesë në një sfidë emoji në të ka bërë xhiron në internet.

Emri në profil është “Zed” dhe vendndodhja është vendosur Ottsville, Philadelphia, Pennsylvania. Malik jetonte në Pennsylvania kur ishte në një lidhje me Hadid.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zayn Malik (@zayn)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat