‘Shokuan’ rrjetin me deklaratën se nuk ishin çift, Bashkimi rrëfen ç’po ndodh mes tij dhe Alvisës: Kam një dhomë për …

Bota e Yjeve

‘Shokuan’ rrjetin me deklaratën se nuk ishin çift, Bashkimi rrëfen ç’po ndodh mes tij dhe Alvisës: Kam një dhomë për …

Më: 16 janar 2022 Në ora: 11:48
Bashkimi dhe Alvisa

Alvisa dhe Bashkimi kanë qenë të ftuar në emisione të ndryshme ku kanë folur për lidhjen e tyre. Ata janë shprehur se nuk janë çift dhe e sqaruan deklaratën e tyre.

Alvisa: Ne jemi në njohje e sipër.

Bashkimi: Nuk më pëlqejnë epitetet, po e njoh këtë vajzë. Epitetet kanë përgjegjësi.

Alvisa: Çift quhemi kur marrëdhënia të thellohet. Se ne nuk e njohim njëri-tjetrin aq mirë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Bashkimi ka folur më shumë për marrëdhënien e tyre. Ai zbuloi se për momentin po qëndron në Mitrovicë edhe pse e viziton shpesh Tiranën për të takuar Alvisën.

Ish-konkurrenti rrëfeu se i ka kërkuar Alvisës të mos nxitohen pasi kanë të gjithë kohën e nevojshme të njihen jashtë, pa kamera. Ata kanë kontakte edhe me familjet e njëri-tjetrit, ndërsa përsa i përket planeve për të ardhmen, kanë rënë dakord që të qëndrojnë në Tiranë.

Ajo që na bëri përshtypje ishte se ai tregoi se në shtëpinë e tij në Mitrovicë kishte tashmë edhe një dhomë për Alvisën.

Tani nuk dimë ç’të themi më tepër veç se duket se po shkojnë mjjaft mirë.

Image
Alvisa dhe Bashkimi
Image
Bashkimi dhe Alvisa

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat